Arrestohet shqiptari në Itali, kapet duke shpërndarë drogë

Policia italiane gjatë ditës së djeshme ka vënë në pranga një shqiptar, i cili akuzohet për posedim droge.

Mediat italiane bëjnë me dije se 43-vjeçari, i cili banonte në Valdarno, në Arezzo është arrestuar teksa i jepte një dozë kokainë 0.5 gram një 38-vjeçareje italiane, rezidente e zonës.

Pas kontrollit të ushtruar ndaj shqiptari, policia i gjet shqiptarit 2 doza kokaine, gjithsej 1.2 gram, ndërsa në banesën e tij ju gjetën edhe 11 gram kokainë si dhe një peshore elektronike për peshimin e drogës.

Shqiptari i arrestuar është dërguar në stacionin San Giovanni Valdarno, për tu njohur më pas me masën e sigurisë. /Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta