Patozi në takime me demokratët e zhgënjyer, ja ndalesa e radhës

Ai nuk u pranua në garën për kreun e Partisë Demokratike që do të zgjidhet në 22 korrik kur dhe brenda së djathtë do të zhvillohen zgjedhjet pas humbjes së thellë që pësuan në 25 qershor.

Por deputeti i PD-së Astrit Patozi së bashku me figura të njohura në radhët e së djathtës, ka nis një tur takimesh në mbarë vendin.

Ai sot do të ndalet pikërisht në Vlorë pas takimit të disa ditëve më parë me demokratët e Durrësit.

“14 korrik, ora 19:30, bashkë me kolegët në Teatrin “Petro Marko” të Vlorës. Vijon bashkëbisedimi për shpëtimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike.

Demokrate dhe demokratë vlonjatë, që nga viti 1990 e deri më sot, jeni të ftuar të ndajmë shqetësimin e përbashkët për fatin dhe të ardhmen e forcës sonë politike. ASKËND PËR TË HUMBUR, GJITHËKËND PËR TË FITUAR.”, njofton Patozi.

/Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta