Ministri i Brendshëm reagon për super-aksionet anitikanabis të policisë

Aksionet e policisë së shtetit në mbarë vendin në kuadër të luftës antikanabis, të cilat rezultuan me sekuestrimin e mbi 20 tonëve cannabis sativa janë përgëzuar edhe nga ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj.

Duke shprehur falënderime dhe mbështetje të plotë uniformave blu në këtë rrugë që kanë ndërmarrë, Demiraj garantoi se vendi ynë do të dalë nga harta e trafikut ndërkombëtar të drogërave në botë.

“Pergezoj Policinë e Shtetit për vazhdimësinë e Operacioneve ne mbare vendin, për luftën pa kompromis kundër kultivimit dhe trafikimit te Kanabisit.

Kapja dhe asgjesimi i sasive te grumbulluara nga viti kaluar është prioritet mbi prioritetet. Suksesi i sotem i sekuestrimit te shume tonelatave kanabis ne Vlore dhe mbare Shqipërinë do te jete modeli i punës tone deri ne pastrimin e plote dhe kontrollin e territorit.

Siguroj te gjithë efektivet e përkushtuar te Policisë se Shtetit se do te kene mbështetjen e plote te Ministrit te Puneve te Brendshme per arritjen e objektivave strategjike për heqjen e Shqipërisë nga harta e trafikut ndërkombëtar te drogave.”, shkruan Demiraj.

/Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta