Kryeministri Edi Rama, gjatë ditës së sotme zhvilloi një takim me qytetarët e Librazhdit, për të dëgjuar kërkesat e tyre, për të ndërtuar programimin e qeverisë.
Duke shpjeguar se votat, PS-ja i ka marrë për të qeverisur e vetme dhe për të çuar ‘tepsinë’ për skrap, ai nuk ka pasur vëmendjen e deputetit socialist Taulant Ballës.
Kjo ka bërë që Rama të reagojë ashpër ndaj tij, duke i thënë: Leje telefonin se po flas unë.
“I kemi marrë votat për ta çuar tepsinë për skrap, jo që të zgjerojmë hapësirat ku të fusin duart sa më shumë njerëz tek byreku,” tha Rama.
/Gazeta Express/
