Mahnitëse e krejtësisht ndryshe, Luana publikon projektin ‘Benzina’ (Video)

Luana Vjollca bëri bujë për ditë me radhë për paralajmërimin e këngës së saj më të re.

Siç di vetëm ajo, edhe këtë herë ka vendosur t’i vë “flakën” gjithë shoëbizit shqiptarë. ‘Benzina’ është vetëm fjala e parë që është përmendur nga kjo këngë, e që e bën edhe më të përfolur gjithë këtë projekt.

Bionde, e bukur e tejet sensuale Luana paraqitet edhe në realizimin e këtij videoklipi që sjell diçka krejtësisht të ri, diçka shumë më ndryshe se herave të tjera. Atë që se keni parë deri më tani nga Luana, do e shihni në këtë projekt. Këngëtarja dhe prezantuesja seksi shqiptare po arrin që gjithmonë të jetë tejet produktive dhe gjithnjë shumë e dashur për publikun anembanë, shkruan Indeksonline.

Përpos që ka një zë simpatik, Luana e përmbush gjithë realizimet e saj muzikale edhe me pamjen që çdo femër duhet t’ia ketë lakminë.

Kënga e re është realizuar nga ‘RedBox’ dhe sigurisht do të jetë ndër këngët më të dëgjuara të kësaj vere. Për t’i dhënë edhe më shumë jetë gjithë këtij projekti, Luana vendosi që ta publikojë sot në sezonin e verës kur të gjithë duan të jenë edhe më produktiv. Për t’u mahnitur nga e gjithë kjo punë e Luanës, ndiqeni videon më poshtë:

Temat
Showbiz

Të afërta