Hoti i kundërpërgjigjet Lutfi Hazirit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri për të djathtën e kësaj partie.

Hoti në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se është për të ardhur keq që njerëzit harrojnë historitë personale dhe idetë e tyre ku familjarët dhe një pjesë e patriotëve kanë vuajtur dhe përjetuar dhunën e shefit të tyre komunist.

“Dy kundërshti majtiste, që kanë ‘luftuar’ njëra-tjetrën me decenie, komunistët dhe LPK-istët, janë bashkuar në një kupolë politike me pretendime djathtiste.Çfarë kuptimi ka një nënkryetar i LDK të flasë për djathtizmin e një partie, kur kreu i saj i ka rrënjët dhe bazën e majtë dhe formimin komunist”.
“Shefi i tij për 20 vite ka ‘luftuar’ të majtën nacionale të Lutfi Hazirit, dhe i bashkon një deklarim djathtist, që nuk e ka as kuptimin, as moralin dhe as ideologjinë përmbajtjesor përkatëse”.

“Është për të ardhur keq që njerëzit harrojnë historitë personale dhe idetë e tyre ku familjarët dhe një pjesë e patriotëve kanë vuajtur dhe përjetuar dhunën e shefit të tyre komunist. Keq! Shumë keq për njeriun e dytë të LDK-së”, ka shkruar ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta