Reperi Capital T, dy javë më parë ka publikuar projektin e tij ‘Hatixhe’, të cilin e solli në bashkëpunim me Mixey.
Kënga është riprodhim i versionit të mëhershëm të ‘Hatixhe’ dhe po pëlqehet shumë nga publiku, shkruan lajmi.net. Në rrjetin social Instagram, Capial T ka publikuar një video në të cilën shihet fustbollisti i njohur Cristiano Ronaldo duke u argëtuar me këngën ‘Hatixhe’. Ai është bashkë me dy fëmijë dhe me lëvizje të kokës shijonin këngën, video e cila me gjasë është montazh.
Sipër videos së publikuar, Capital T ka shkruar @cristiano 😂🎶.
A është apo jo e vërtetë kjo video, mbetet ta mësojmë.
https://www.instagram.com/p/BWZpEG-hYct/?taken-by=truekapo
Temat
Showbiz