Romja gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Istog
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një rome është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në fshatin Serbodran të Istogut.
“Raportohet se viktima femër K-Rome është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport të policisë.
Fjalët kyçe
Istog