Pamje Ekskluzive: Kështu festoi Luana ditëlindjen me Krenarin (Foto)

Është e vështirë të mbash një lidhje të fshehetë në një vend të vogël, siç po tentojnë të bëjnë çifti Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj.

Në disa fotografi të siguruara nga Magazina.al, vërtetohet se Luana tashmë ka nisur një lidhje me Krenarin.

Krenari gjatë ditës së djeshme ka festuar ditëlindjen, ndërsa Luana kishte përgatitur një suprprizë për të bashkë me një torte në formën e një veturë luksoze.

Luana kishte mbledhur disa miq të afërt të tyre mbrëmë për ta befasuar personin e zemrës, ndërsa ishte kërkuar që kjo festë të mbetet private.

Magazina.al, ka siguruar fotografi nga festa, ndërsa shihet se ata janë argëtuar nën ritmin e këngëve tallava të Muharrem Ahmetit.

Kujtojmë, që Krenar Çoçaj ka qenë në lidhje dashurie edhe me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Temat
Showbiz

Të afërta