Memli Krasniqi: Nuk do të ketë mandatar të dytë, Haradinaj kryeministër

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk do të ketë mandatar të dytë, për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Ai për Telegrafin ka thënë se Gjykata Kushtetuese e ka caktuar, në vitin 2014, se kujt i takon e drejta për ta themeluar Qeverinë, derisa ka se çdo tentim për ta ndryshuar këtë është i padrejtë.

Krasniqi ka theksuar se ata e kanë zotimin e disa deputetëve jashtë koalicionit PDK – AAK dhe Nisma (PAN), se do ta votojnë të nominuarin për kryeministër nga koalicioni fitues i zgjedhjeve.

“Nuk është korrekte të dalë i pari të them se janë këta deputetë. Në kuadrin e përfaqësuesve të partive jofituese, ka deputetë dhe deputete që kanë mendësi shtetërore dhe që do të vlerësojnë vullnetin tonë të përbashkët për ta zhbllokuar situatën”, ka shtuar ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta