Policia zbuloi 100 bimë kanabisi.
Një 51-vjeçar është vënë në pranga, sepse kishte kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis sativa, në Vlorë.
Gjatë kontrollit të territorit, policia zbuluan 100 bimë kanabis në fshatin Drashovicë në vendin e quajtur “Kumë e madhe” në një tokë të hapur rishtas.
Nga hetimet është zbuluar se autor i kultivimit të drogës është A. N.
Ai është arrestuar në flagrancë dhe akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.