Këngëtarja Orhidea Latifi-Kida, kishte paralajmëruar se të dielën, në orën 18:00 do të publikohet projekti i saj më i ri.
Për shkaqe teknike, ajo e kishte shtyer atë për disa orë më vonë, por megjithatë dështoi ta publikonte dje, shkruan lajmi.
Më në fund, Kida e cila është anëtare e labelit On Records, arriti ta lansojë atë dhe padyshim se ajo shpreson që për publikun pritja t’ia ketë vlejtur.
Për këngën ‘Pe du’ edhe kësaj here janë kujdesur dy bashkëpunëtorët e Kidës, Zzap dhe Chriss.
Fjalët kyçe
KidaTemat
Showbiz