Korab Shaqiri është një emër që hyri shumë fuqishëm në skenën muzikore, ai lirisht mund të themi veçohet për krijimet e tij, shkruan Kosovarja.
Djaloshi i cili përveç që ka trashëguar si zërin ashtu edhe pamjen identik si babai i tij i madhi Ilir Shaqiri i cili na ka emocionuar dhe krenuar njëkohësisht më këngët që ka përcjell gjenerata të shumta , vazhdon edhe i biri të kultivoj muzikë të pastër shqipe dhe të krijoj emocion të pa përshkruar nëpërmjet melodisë dhe zërit.
Korabi ndoshta është pak më i kujdesshëm kur behët fjalë për nga ana e jetës privatë shumë pak zbulon për të tjerët rreth familjes. Ai ka disa muaj që është bërë baba, fotografia e fundit tregon se ai ndodhet në pushime por kjo pamje është e pa koment, e bukur e ëmbël dhe plot dashuri. Është kjo lidhja e pa përshkruar e babait me të birin.