Ja çka thotë Ilir Deda për Ramushin, nuk e merrni me mend

I sapozgjedhuri për deputet të Kuendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Iliri Deda, ka thënë se as subjekti i tij politik nuk do të diskutoj me Ramush Haradinajn, përderisa ky i fundit është pjesë e PAN-it.

Pas takimit me Grupin parlamentar të LDK-së, ku pjesë e takimit ishte edhe AKR-ja, Deda i ka quajtur të pavërteta raportimet e kontrabandimit të deputetëve të koalicionit LAA.

“Ne qëndrojmë së bashku në atë që nuk kemi nevojë të takohemi me përfaqësues të PAN-it, derisa PAN-i ekziston si koalicion. Konkretisht nuk ka arsye të shihemi me z. Haradinaj derisa ai është pjesë e koalicionit PAN”, ka thënë Deda.

“Dua t’iu tregoj që ne jemi unik me qëndrime dhe spekulimet të cilat janë nëpër media për një kohë të gjatë lidhur me kontrabandimin e deputetëve, se janë në koalicionin tonë janë të pavërteta. Asnjë deputet nga koalicioni jonë nuk do të marr vendime jashtë asaj çka do të dakordohemi ne”, ka thënë Deda.

Temat
LajmeVend

Të afërta