Ishin live në Facebook teksa po udhëtonin, por regjistruan vdekjen e tyre (Video)

Ky është momenti rrëqethës kur një vajzë e re po transmetonte drejtpërdrejt në Facebook udhëtimin e saj me një shoqe, kur befasisht përplasen për vdekje me rrethojën e hekurt.

Vajzat që ishin brenda veturës Volkswagen po lëviznin me shpejtësi prej 120 kilometra në orë në Obrnice në Republikën Çeke – dhe derisa po mundoheshin edhe më shumë ta rrisin shpejtësinë, përplasen me një rrethojë të hekurt, transmeton Telegrafi.

Dyshja dukeshin të emocionuara derisa ishin brenda veturës, kurse Nikol Barabasova në një moment shihet se si frikësohet tej mase dhe pas disa sekondave përplasen.
Ajo para se të ndodhte aksidenti po transmetonte live në Facebook udhëtimin e tyre, i cili edhe ishte udhëtimi i tyre i fundit.

https://youtu.be/Fou-lIqhyVU

Temat
BotëLajme

Të afërta