E rëndë në Elbasan, 18-vjeçarja ndërron jetë pas operacionit në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, ku një 18-vjeçare ka gjetur vdekjen pas operacionit.
Lidhur me këtë ngjarja, familjarët kanë denoncuar në polici se ka qenë pakujdesia e mjekes, e cila ka çuar në vdekjen e 18-vjeçarece ne iniciale K.I.

Pas denoncimit, policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për mjeken J.K., 43 vjeçe, banuese në Elbasan.

Grupi hetimor po kryen veprime të mëtejshme në bashkëpunim me ekspertët mjeko–ligjorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”.

Temat
LajmeRajon

Të afërta