Sulm fizik dhe dëmtim i veturës në Podujevë

Policia ka arrestuar një të dyshuar në Podujevë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën, i cili ishte duke drejtuar një skuter.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” ku i dyshuari përveç kësaj ka dëmtuar edhe një veturë tjetër, pronë e një personi tjetër.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Temat
LajmeVend

Të afërta