Rozana Radi zbulon arsyen prekëse pse nuk do të bëjë dasmë

Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Prive”, ku ka folur për lidhjen e saj 5-vjeçare me Shpëtim Karabushin. Edhe pse në lidhje të gjatë së bashku, Rozana është shprehur se nuk ka ndërmend të bëjë dasmë.

Arsyeja në fakt është vërtet e dhimbshme. Prindërit e Rozanës, nuk jetojnë dhe për këtë arsye ajo nuk dëshiron të bëjë dasmë, pasi ata nuk do të jenë me të në ditën e saj më të rëndësishme.

“Pse të martohem? Unë nënën dhe babanë nuk i kam që të më vijnë në dasmë, dy gëzimet e mia më të mëdha. Vërtet kam një motër, por kur jam e lumtur kështu siç jam, ç’më duhet dasma, nëse nuk kam dy njerëzit më të rëndësishëm të zemrës?”.

Por këngëtarja gjithsesi më pas ka shtuar se jetës nuk i dihet dhe mbase më vonë mund të ndryshojë mendje. /b.l/noa

Temat
Showbiz

Të afërta