Se ka ambicie të jashtëzakonshme, për të qenë këngëtare, megjithëse nuk ka potencial aspak në këtë drejtim, për Lindën kjo nuk ka rëndësi, shkruan Kosovarja.
Bile, veten e konsideron, si njërën ndër artistet e rralla, që mund të ketë estrada jonë muzikore, aq sa shumë shpesh di të sjellë statuse të ashpra, teksa u bënë ‘diss’ këngëtareve shqiptare, duke filluar nga vokali e deri tek natyraliteti në dukje. Por, Linda nuk mjaftohet me kaq.
Interes të jashtëzakonshëm që nga dalja e parë publike, ka treguar edhe për sferën e politikës, ani pse edhe këtu del të jetë e dështuar totalisht.
Zgedhjet e fundit , janë ato të cilat i dhanë tejet vëmendje Lindës, shkaku i publikimit të votës, me cka duket se po përballet edhe tani, sipas saj me ‘kërcënime’ për votë kundrejt kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
E as për këtë, Linda nuk rri duar kryc. Madje mund të themi se të gjithë atyre që i janë drejtuar me ‘kërcënim’, e vetëquajtura këngëtare, i’a kthen me pot ë njejtën monedhë.