Albin Kurti për herë të parë me vajzën në park (Foto)

Është një ndër emrat më të lakuar të politikës kosovare, që mund të jetë edhe Kryeministër i Kosovës.

Albin Kurti, një figurë e njohur prej shumë vitesh për parimet e tij strikte në politikë, por edhe në jetën e tij, rrallë shihet duke lëvizur lirshëm në qytet, shkruan “Kosovarja”. Ndoshta nga angazhimet e shumta, apo edhe nga vëmendja që e përcjell, por me gjithë mend ai është ndër ata politikan që shihen pak, për të mos thënë aspak rrugëve të Prishtinës.

Megjithatë, edhe Kurti është njeri, qytetar i këtij vendi, që i duhet ndonjëherë të marrë pak ajër Kosove jashtë zyrës apo banesës së tij.

Këtë vikend, ai kishte vendosur të kaloj kohë pranë të bijës në Parkun e Qytetit. Babë e bijë po kënaqeshin nën shoqërinë e njëri tjetrit, ani pse dukej qartë se ishte vajza e vogël që po e shijonte më lirshëm kohën, ndërkohë që babai i saj i njohur ishte nën presionin e vazhdueshëm të syve kureshtar, shkruan “Kosovarja”.

Paparaci ynë i ka fokusuar këto momente të bukura, ndonëse me të pikasur nga Kurti, ka marrë një qortim të tipit “Boll fotografove”. Si do që të jetë, këto pamje vlen të shihen, madje vlen të shihet një Albin Kurti ndryshe, familjar dhe krejt normal.

Temat
Showbiz

Të afërta