Zyrtari i VV’së tallet me LDK’në: Lajm i mirë nëse Vjosa Osmani kandidon në Prishtinë

Ylli Hoxha pasi dështoi të bëhet deputet ka nisur të merret me kandidaturat e LDK’së për Kryetar të Prishtinës. Nuk dihet nëse përqeshja që po i bëjnë zyrtarët e VV’së partise se Isa Mustafes ka të bëjë me frikën e Vetëvendosjes se mund të humbë pushtetin në komunën Kryeqytet.

Hoxha përmes një statusi në FB ka thënë se do të ishte lajm i mirë nëse LDK e kandidon Vjosa Osmanin, Ilir Dedën ose Lumir Abdixhikun për Kryetar të Prishtinës.

Majde, Hoxha e ka quajtur lajm të mirë nëse LDK vendos të nominojë emra të tillë për Shef të Prishtinës.

“Do t’ishte lajm tejet i mire nese Vjosa apo Lumiri, pse jo edhe Iliri, te garonin per kryetare te Prishtines. Gara per kryeqytetin do te ishte shume me sfiduese! Shpresoj qe LDK te kete vullnetin per nje kandidature te tille!”, ka shtuar ai.

Deri më tash, vetëm Shpend Ahmeti, ka konfirmuar se do të jetë kandidat për Kryetar të Prishtinë. LDK ka përmendur mundësinë që ta nominoi Lumir Abduxhikun ose Vjosa Osmanin, e cila ka marrë përkrahje edhe prej disa degëve të Prishtinës, shkruan Express.

Temat
LajmeVend

Të afërta