Zbuloni ku po i kalojnë pushimet fëmijët e politikanëve shqiptarë (Foto)

Vajza simpatike e Niko Peleshit në Greqi, djali i Nasip Naços shijon “Tomorrow Land”

Duket se sezoni i nxehtë i ka zhvendosur të gjithë drejt plazhit. Edhe fëmijët e politikanëve shqiptarë kanë nisur pushimet, ku nuk i kanë kursyer edhe fotot nga ditët e tyre të relaksit. Disa kanë zgjedhur Shqipërinë, por ka edhe nga ata që e kanë nisur këtë verë me destinacione mbresëlënëse. “Bluetooth” ka “gjurmuar” rrjetet e tyre sociale, për të zbuluar më shumë rreth pushimeve që fëmijët e politikanëve po bëjnë.

Aleksia Peleshi

Tashmë të gjithë e njohin vajzën simpatike të Niko Peleshit. Aleksia njihet për hiret e saj, ndaj në këto pushime nuk mund të vinte ndryshe përveç se seksi. Teksa ka kaluar ditë në Greqi në plazh, Aleksia ka postuar disa foto duke pasqyruar linjat perfekte që gëzon. Nuk dihet nëse në këto ditë pushimesh vajza e ish-zëvendëskryeministrit është me familjen apo me miqësinë, por nga pozat duket që Aleksia po ia kalon vërtet mirë.

Franko Naço

Edhe për Frankon, kjo verë ka nisur plot adrenalinë. Djali i Nasip Naços ka zgjedhur të shijojë nga afër “Tomorrow Land”. Franko ka postuar në “Instagram” pamje nga festa ku ai bën pjesë. Nuk dihet nëse drejt Belgjikës djali i deputetit ka udhëtuar me miqtë, apo partneren e tij, pasi pamja që ai ka shfaqur jep vetëm festën, duke zgjedhur që mos të ekspozojë shoqëruesit e tij në udhëtimin drejt “Tomorrow Land”.

Markos Doshi

Edhe djali i Tom Doshit e ka nisur plazhin për këtë vit. Pasi përgjatë fushatës e pamë në krah të babait të tij, që kandidonte në Shkodër, Markosi tashmë meriton plotësisht pushimet. Së bashku me disa miq ai ka zgjedhur të kalojë disa ditë në Jalë. Fotot që ai ka postuar në rrjetet sociale sjellin vetëm një copëz nga ditët e tij me diell dhe det

David Prifti

E teksa jemi në mes të verës dhe temperaturat janë rritur ndjeshëm, David Prifti ka zgjedhur t’i rrijë larg diellit, duke u çlodhur në Valbonë. Së bashku me motrën dhe me të afërmit e tij, djali i Dritan Priftit ka postuar foto nga bukuritë natyrore, që skaji verior i Shqipërisë ka. /GSH/

Temat
Showbiz

Të afërta