Vuante nga skleroza, 68-vjeçari nga Vlora plagos veten me thikë

Rreth orës 03:30 të ditës së sotme në Spitalin Rajonal Vlorë, ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës Ç.F., 68 vjeç, banues në Vlorë.

Policia bën me dije se nga hetimet e kryera, dyshohet se ai ka dëmtuar veten me thikë në ambientet e banesës së tij në lagjen “Isa Boletini” Vlorë.

Gjithashtu, nga deklarimet e familjarëve, dyshohet se 68-vjeçari e ka kryer aktin në depresion e sipër pasi vuan prej kohësh nga skleroza.

Personi i dëmtuar ndodhet në ambientet e spitalit, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën. /Gazeta Express/

Temat
Rajon

Të afërta