Vidali refuzoi 57 milionë euro nga skuadra e Serie A (Foto)

Arturo Vidal ka refuzuar Interin për shkak të Juventusit. Klubi italian ofroi 57 milionë euro, por Vidal nuk dëshiron të dëgjojë për këtë ofertë dhe sipas mediave gjermane ai ka pranuar edhe ulje page vetëm që të vazhdojë kontratën me kampionët e Bundesligas.

Interi ka bërë ofertë prej 57 milionë eurove për mesfushorin e Bayern Munichut, Arturo Vidal, por kiliani e ka refuzuar këtë opsion për shkak të kaluarës së tij me Juventusin, transmeton Gazeta Express.

30-vjeçari katër vjet luajti për Juventusin, para se të shitej te Bayerni për 37 milionë euro në vitin 2015.

Sipas gazetës kiliane El Mercurio, zikaltrit i kanë propozuar një ofertë Vidalit, por ai e ka refuzuar për shkak të lidhjes që ka pasur me Juven.

Duket se Vidal do të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munich, e cila i skadon në vitin 2019.

Ish mesfushori i “Zonjës së Vjetër” dëshiron të qëndrojë në “Allianz Arena” dhe ka pranuar që me kontratën e re të ketë 20 % ulje të pagës, duke parë moshën, që në maj mbushi 30 vjeç.

Vidal ka kaluar pothuajse gjithë karrierën në Bundesliga, duke u paraqitur për Bayer Leverkusen nga viti 2007 deri 2011, deri tani është te Bayern Munich që nga viti 2015. /Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta