Veseli: Në PDK mu vodhën votat

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Shemsi Veseli, i cili garoi nga baza e tij në Prishtinë, ka thënë në emisionin Ju Flet Prishtina në Klan Kosova, se komisionerët e kësaj partie ia kanë vjedhur votat.

Këtë shqetësim Veseli tha se e ka shprehur te kryesia e subjektit të vetë politik, të cilët, sipas tij, që e kanë mirëkuptuar.

Megjithatë, Veseli, i cili nuk arriti të bëhet deputet, e pranon humbjen.

Temat
Vend

Të afërta