Tërnava, për një votë lejoi të bashkëpunohet me Lavdrim Muhaxherin

Në kohë të fundit, në Kaçanik u bë lajmërimi për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit. Këtë lajmërim e mori përsipër Florim Neziraj. Përveç tjerash, ai krenohet që e ka bërë këtë lajmërim, madje këtë ai e konsideron si çështje normale.

Kjo nuk është për t’u habitur, pasi që Florim Neziraj, ka pasur bashkëpunim me Lavdrim Muhaxherin që nga viti 2012, atëherë kur Lavdrim Muhaxheri në Kaçanik bënte rekrutimin e luftëtarëve në Siri. Në atë kohë Naim Tërnava e kishte vetëm një brengë, e kjo ishte që të bëhej “Mufti i përjetshëm” edhe nëse për këtë do të duhej ta ndryshonte kushtetutën (statutin e BIK-ut), siç edhe e bëri.

Për ta ndryshuar atë kushtetutë, i nevojitej vota nga Kaçaniku, e cila ishte kyçe në ato momente.

Florim Neziraj i cili që nga viti 1999 dhe deri në vitin 2012 nuk e kishte kryer FSI-në, tani kishte ardhur koha që të shpërblehej që të merrte ‘fronin’ në Kaçanik, e kështu Tërnava ta kishte votën e siguruar.

Edhe pse për veprimet e Florim Nezirajt ishin të njoftuar si Sabri Bajgora po ashtu edhe Naim Tërnava, ata as që qanin kokën sepse e kishin brengë vetëm votën dhe asgjë tjetër, bile thonin se është kuadër i yni.

Ata emëruan Florim Nezirajn si kryetar të KBI Kaçanik, kurse ai në njërën anë organizonte iftarë me Lavdrim Muhaxherin, e në anën tjetër shpërblehej nga Tërnava.

Ndoshta për dikë kjo do të quhej rastësi, por e vërteta është se lajmërimi që u bë në xhaminë qendrore për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit si dhe shkuarja e Florim Nezirajt për ngushëllime lë të kuptohet se bashkëpunimi me të ka qenë i vazhdueshëm, po edhe nëse nuk ka qenë i vazhdueshëm, prapëseprapë lajmërimi për Lavdrim Muhaxherin nënkuptohet si një ftesë indirekte në atë se kauza e tij ka qenë e drejtë dhe duhet të pasohet rruga e tij.

Populli thotë: Tupani rreh për atë që ka vesh. Por, a ka veshë të cilët e dëgjojnë këtë?

Temat
LajmeVend

Të afërta