Djali i ish kreut të PD-së, Shkëlzen Berisha ka dalë në mbrojtje të reagimit të kreut të FRPD-së, Belind Këlliçit, i cili sot kishte bërë një reagim të gjatë në lidhje me fakti që nuk u fut në listën e PD-së për deputet.
Teksa Këlliçi i kishte kthyer përgjigje deputetit të zgjedhur Ervin Salianji, i cili ishte shprehur se nuk e shikonte të arsyeshme kandidimin për deputet të Këlliçit, vetë Shkëlzeni ka shpërndarë postimin e këtij të fundit.
Përplasja
Salinjani deklaroi në emision “Përballë” se forumi rinor nuk ka bërë opozitë që pas zgjedhjes së kryetarit të ri. Salianji, i cili ka qenë kandidat për kryetar të FRPD-së, nuk e konsideroi të nevojshëm përfshirjen e Këlliçit në listën e PD-së për deputet.
Nga ana tjetër kreu i FRPD-së e ka akuzuar Salinjanin si shërbëtor të Ramës dhe marionetë të Çilit me qellim përçarjen e Partisë Demokratike.
Reagimi i Shkelzen Berishes