Modric ka një porosi për Moratan dhe Jamesin (Foto)

Luka Modric u ka bërë thirrje Alvaro Moratas dhe James Rodriguezit që mos të largohet nga Real Madridi
Gjatë kësaj vere vazhdimisht është raportuar se Alvaro Moratas dhe James Rodriguez janë në prag të largimit nga Real Madridi

Por, mesfushori kroat, Luka Modric u ka bërë thirrje Moratas e Jamesit që mos të largohen nga Los Blancos, pasi kudo që do të transferohen do të jetë një hap parapa në karrierën e tyre.

“Sigurisht që nuk është një vendim i lehtë për t’u larguar nga Real Madridi. Kur të largoheni nga këtu, asgjë nuk është e njëjtë. Ju jeni në klubin më të mirë në botë, kjo është e sigurt”, ka deklaruar Modric për Marca.

“Gjithkush do të ketë arsyet e veta. Nëse vazhdoj kështu, unë do të bëj gjithçka të mundshme për të qëndruar, por gjërat në futboll ndryshojnë shpejt”, ka theksuar ylli i Kroacisë. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta