Kush është biznesmeni vlonjat i zhdukur, çfarë i kërkoi mikut në telefonatën e fundit

Dy persona prej datës 4 qershor kanë humbur kontaktet, pasi ata kanë dalë në det me një skaf në Durrës.

Bëhet fjalë për dy peshkatarë, njeri prej të cilëve pronar i një hoteli në njohur në Vlorë.

Nga se bëhet e ditur biznesmeni Adriano Jaho 52 vjeç dhe ndihmësi i tij Ariseld Maz 28 vjeç, pasi kishin rregulluar skafin kishin dalë në det për ta provuar.

Por që prej asaj ditë, ata nuk janë kthyer më, ndërsa familjarët e dy të zhdukurve akuzojnë policinë për neglizhencë.

Mësohet se për herë të fundit që ata kanë pasur kontaktet, ka qenë një telefonatë e tyre ndaj një miku, ku i kanë kërkuar një karrel, pasi skafi po fuste ujë.

Familjarët pohojnë se ata ishin njohës të mirë të detit, dhe të pasionuar pas peshimit.

“Më datë 05.07.2017, në Komisariatin e Policisë Vlorë, janë paraqitur familjarët e dy shtetasve të mëposhtëm:

A.J., 52 vjeç, banues në Vlorë.
A.M., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas kallëzimit të bërë nga familjarët e tyre, ata kanë deklaruar se këta dy shtetas janë larguar nga Vlora më datë 03.07.2017, rreth orës 10:30, në drejtim të qytetit të Durrësit me qëllim për të marrë një mjet lundrues detar tip Skaf, të cilin e kanë patur të ankoruar në Durres dhe që prej asaj dite nuk janë kthyer më në banesë (Vlorë).

Policia ka bërë shpalljen në kërkim të tyre si persona të humbur dhe po punohet për gjetjen e tyre.”, -njofton policia.

/Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta