Kovacic transferohet në Premierligë? (Foto)

Mateo Kovacic pritet të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere

Transferimi i Dani Ceballos nga Real Betis në Real Madrid do ta detyroj Zinedine Zidanin që gjatë kësaj vere ta largoj një mesfushor nga ekipi.

Mateo Kovacic është emri më i mundshëm që mund të largohet nga kampioni i Spanjës dhe Evropës.

Ish anëtari i Interit dhe Dinamo Zagrebit mund të transferohet te skuadra e Tottenhamit, e cila ka shfaqur interesim për lojtarin edhe më herët, shkruan Daily Star

Thuhet se Spurs i kanë ofruar Real Madridit 25 milionë euro për reprezentuesin e Kroacisë.

Mbetet të shihet se a do të mjaftoj kjo ofertë që Tottenham ta transferoj Kovacicin. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta