Kontrollet e OSHEE, tre biznese vidhnin energjinë përmes matësit

OSHEE e Tiranës ka vijuar kontrollet për evidentimin e rasteve të abuzimit me energjinë elektrike.

OSHEE njofton se nga kontrollet e ushtruara tre biznese janë evidentuar se vidhnin përmes sistemit matës, ndërsa janë konstatuar dhe dy rilidhje të paligjshme. Të pesta këto raste sipas OSHEE janë proceduar në polici.

Operacioni vijon edhe në Shkodër, ku gjatë mbrëmjes janë shoqëruar në polici tre abonentë. OSHEE në fokus të kontrolleve ka vendosur bizneset.

Temat
Rajon

Të afërta