Gjatë sezonit turistik veror 2017, nga Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës janë marrë një sërë masash për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në vend
– Janë caktuar shërbime shtesë të policisë rrugore të planizuar për nevojat e trafikut gjatë sezonit veror 2017 si dhe është bashkëpunuar me Policinë e Kosoves për shërbime të përbashkëta.
– Përparësi kanë pushuesit vendas dhe të huaj ku punonjësi i policisë duhet të tregojë kulturë, etikë, profesionalizëm në bazë të ligjit.
– Akset rrugore bregdetare do të mbahen nën vëzhgim me patrullime të shpeshta me qëllim normalizimin e trafikut dhe ndërhyrjen në kohe sa më të shpejtë në rastet emergjente.
Policia bën me dije se deri në datën 30 Shtator 2017, gjatë fundjavës, duke filluar në oraret 09:00-14:00 e ditës së Shtunë dhe në oraret 12:00-00:00 e ditës së Diel, do të ndalohet (kufizohet) qarkullimi:
· I mjeteve rrugore të cilët transportojnë mallra me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.500 kg.
· I mjeteve rrugore me ngarkesë të pandashme me gjatësi më të madhe se 12 m.
· I mjeteve rrugore ose bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë.
· I mjeteve rrugore që shërbejnë për kursantët e autoshkollave mesimore.
Segmentet rrugore ku nuk do të lejohet qarkullimi i këtyre mjeteve në oraret e përcaktuara më sipër, janë:
– Lezhë – Shkodër
– Lezhë – Shëngjin
– Lezhë – Patok
– Lezhë – Tale
– Lezhë – Kryqëzimi i Milotit
Gjithashtu , Policia e Lezhës kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e drejtuesve , që për të shmangur krijimin e trafikut të rënduar nga fluksi i lartë i mjeteve , në raste nevoje , të mos përdorin aksin kryesor të rruges por dytësorë, sic janë :
-Rruga dytësore Milot – Zejmen – Lezhë dhe anasjelltas
– Rruga dytësore ” Ishull – Shëngjin” që lidhet me autostraden për të shmangur fluksin e lartë të mjeteve në kthim nga Shëngjini.
– Dalja nga Shëngjini duhet të bëhet në krahun e djathtë të rrugës, në drejtim dhe marrje të Rrotondos të Ishull – Shëngjinit
-Të respektohen sinjalistika rrugore dhe sinjalistika orientuese që jepet nga punonjësit e policisë
Gjatë periudhës së sezonit turistik , deri më sot , nga Policia Rrugore janë vendosur 4500 masa administrative për shkelje të ndryshme ( parakalim i gabuar, mosvendosje e rripit të sigurimit, përdorim i telefonit, shpejtësi etj) , janë tërhequr 310 leje drejtimi si dhe janë arrestuar 27 shtetas për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe pushuesve që të vihen në dijeni për këto masa me qëllim mbarëvajtjen me sukses dhe ruajtjet e rendit e të sigurisë rrugore gjatë gjithë sezonit turistik të këtij viti.