Idrizi mbeti jashtë Parlamentit, zbulohet plani i PDIU-së

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, (PDIU), i cila nuk arriti te merrte nje mandat deputeti ne Tiranë ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kërkesën ankimore për Qarkun e Tiranës.

Në qarkun e Tiranës, PDIU nuk e kaloi pragun 3% duke lënë pa mandat dhe Shpëtim Idrizin, ndaj kërkesa e PDIU në KQZ ka të bëjë pikërisht me këtë çështje. PDIU thekson se ankimimi bazohet në pamjet filmike të numërimit të votave në GNV, që sipas Kodit Zgjedhor përbëjnë material zgjedhor.

Sipas PDIU, pamjet filmike tregojnë se partia e tyre e ka fituar mandatin në Tiranë me disa dhjetra vota më shumë sesa pragu 3%. Mbledhja e radhës së KQZ është ditën e hënë në datën 10 Korrik, ora 10:00 ku do të mbahet hedhja e shortit për kërkesën animore të PDIU.

Temat
Rajon

Të afërta