Fansi i çmendur kërcënon ish banoren e Big Brother : “Do e vras…” (Foto)

Një ngjarje e frikshme i ndodhi gjatë ditës së sotme ish-banores së “Big Brother Albania 9”, Elisonës, teksa ajo po bënte një bashkëbisedim live me ndjekësit në Instagram.

Midis shumë komenteve, një prej ndjekësve e kërcënoi Elisonën se nëse ajo nuk lidhej me të, ai do të vriste veten.

“Elisona pranon që të lidhem bashkë për lidhje serioze? Apo të vras veten? Të helmoj veten time… Jam betuar që po nuk u lidhëm bashkë do vras veten. E do shkruaj një letër mbi trupin tim për vajzën që desha që ishte Elisona.”- mësohet ët ketë shkruar personi në fjalë, raporton Tabloid.al.

Por kërcënimi duket se nuk e ka prekur dhe aq ish-banoren e “Big Brother”, e cila ndonëse u habit nga deklarata, nuk i dha shpresë fansit të çmendur se ata mund të kishin diçka së bashku./Tabloid.al

Temat
Showbiz

Të afërta