Tifozët e Besiktasit e duan Diego Costan në Turqi.
Diego Costa nuk bën pjesë në planet e Antonio Contes dhe për këtë është në kërkim të skuadrës së re për sezonin 2017/18.
Atletico Madridi është destinacioni më i mundshëm i brazilianit me pasaportë spanjolle, por nuk përjashtohet edhe Besiktasi.
Një postim i sulmuesit të Chelseat në rrjetet sociale, është bombarduar me komente nga tifozët e Besiktas, ku shkruhej “eja në Besiktas”.
Mbetet të shihet ku do ta vazhdojë karrierën Costa, pasi përfundimisht do të largohet nga Blutë e Londrës. /Express/