E akuzoi për përdhunim, prokuroria do te ballafaqojë vjehrrin dhe nusen nga Durrësi

Prokuroria për krime të rënda do të ballafaqojë nusen Elda Tanushi me vjehrrin e saj Eduart Stafa, të cilin tentoi ta helmonte me ilaç mizash në kos.

ABC News ka mësuar se prokurori Henrik Ligori, ka vendosur të ballafaqoj vjehrrin me nusen, pas akuzave të kësaj të fundit se babai i bashkëshortit e ngacmonte gjithë kohës. Edhe në sallën e gjyqit, 19 vjeçarja ku doli për masë sigurie, pranoi se i kishte hedhur ilaçin e mizave në kos dhe më pas ia kishte shërbyer vjehrrit. Këtë veprim, ajo e justifikoi për faktin se vjehrri e ngacmonte duke kërkuar favore seksuale.

Para gjykatës, 19 vjeçarja mohoi faktin se donte të helmonte vjehrrën, pasi sipas saj, ajo sillej mirë me atë. “Ditën e ngjarjes, unë me vjehrrën, ka thënë nusja hëngrëm drekën dhe pastaj erdhi vjehrri që kërkoi të hante bukë. Unë për shkak se më ngacmonte gjithë kohës, i hodha në kos ilaç mizash. Por vjehrra, e ndjeu erën dhe filloi të debatonte me mua, ku edhe i tregova se kam hedhur ilaç. Ajo mori policinë dhe më arrestuan”, i ka thënë gjyqtares 19 vjeçarja Elda Tanushi e martuar në Shijak, ku bashkëshorti ishte emigrant në Greqi.

Pas këtij pretendimi, prokurori i kërkoi gjykatës që Elda Tanushi të lirohet nga burg, duke i caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” në banesën e prindërve të saj. Mësohet se prokuroria ende nuk ka marr një vendim në lidhje me kualifikimin e veprës penale në ngarkim të vajzës 19 vjeçare, pasi ekspertët e policisë shkencore do të nxjerrin një raport për pasojat e ilaçit të mizave nëse konsumohet. Kjo për shkak se prokuroria, mendon se nuk mund të cilësohet si vrasje të mbetur në tentativë hedhja në kos të ilaçit të mizave, pasi edhe vet ilaçi nuk është vdekjeprurës. Këto dyshime të prokurorisë, pritet të sqarohen pas përfundimit të akt-eskeprtizës së kryer kosit, që tashmë ndodhet në laboratorin e policisë shkencore. Ngjarja për të cilën është arrestuar Elda Tanushi ka ndodhur në zonën e Shijakut, ku Elda Tanushi është e martuar.

Temat
Rajon

Të afërta