Berisha rikujton ‘krimin shtetëror’ që do arkivohet

Ish kryeministri Sali Berisha ka ri sjellë edhe një herë në vëmendje “një krim shtetëror” siç e quan ai helmimin e qindra militantëve të djathtë në Tiranë gjatë hapjes së fushatës elektorale në kryeqytet, ku mes tyre ishte dhe vetë kryedemokrati Lulzim Basha.

Berisha e risjellë në vëmendje këtë ngjarje ku në profilin e tij poston edhe dy foto nga pasojat e helimit. Hetimet paraprake nxorën si përfundim pikërisht gazin që çlironin proshektorët që ishin përdorur për ndriçim.

“Helmi kunder opozites ishte nje krim shtetëror, te cilin Noriega do ta arkivoje ne arkivin e harreses. Por kjo e akuzon direkt ate!”, shkruan Berisha. /Gazeta Express

Temat
LajmeRajon

Të afërta