Arrestohet ylli i ri i Manchester United (Foto)

Romelu Lukaku nuk është në ballinën e gazetave vetëm për transferimin e bujshëm te Manchester United, por edhe për arrestim.

Sulmuesi më i ri i “Djajve të Kuq”, Romelu Lukaku, që u transferua në “Old Trafford” për 85 milionë euro, është arrestuar në Beverley Hills nga policia e Los Angeles për shkak të prishjes së qetësisë, shkruan 90min.com, transmeton Gazeta Express.

Lukaku po festonte kalimin në Manchester United dhe pas shpërfilljes së policëve për të ndalur zhurmën, që siç duket kishte (Party), ai u arrestua.

Tifozët e United mund të jenë të qetë, sepse Lukaku nuk u akuzua zyrtarisht apo nuk u dërgua në një stacion policor, por u lëshua me një citim – një letër e përdorur nga gjykata që i kërkon atij të paguajë gjobën.

Lukaku duhet të paguajë gjobë për shpërfilljen e kërkesave të policisë, teksa nuk është treguar më shumë se çfarë ndëshkimi tjetër i është dhënë belgut. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta