Arrestohet durrsaku, kërkohej nga shtetit italian

Policia e Durrësit në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të veprave penale në fushën e lëndëve narkotike, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të Alket HATIJA 45 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi është bërë nga policia pasi Gjykata e Apelit/ Itali me Vendimin Nr. 4526, datë 30.09.2015 ka caktuar masën e dënimit me 20 vjet burgim.

45-vjeçari akuzohet për ” Trafikimi I lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenet art.110, art.73, 73/6 , 80/ 2 të Kodit Penal Italian dhe Dekretit Nr. DPR 309/90.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Temat
Rajon

Të afërta