19:47, 8 Korrik 2017 1039 Shpërndarje

Policia ruse ka arrestuar 32 aktivistë në Moskë, të cilët akuzohen për propagandë.
Ata u kapën teksa shpërndanin fletëpalosje në favor të liderit opozitar Alexiei Navalny, i cili dëshiron të sfidojë presidentin Vladimir Putin në presidencialet e vitit 2018.
Lideri opozitar u lirua nga burgu pasi ishte ndaluar për organizim të protestave të paligjshme.