Vuçiq provokon keq SHBA, ja çfarë i tha

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vazhdon retorikën e tij cinike e provokuese ndaj Kosovës.

Ai sot, duke përgënjeshtruar njoftimet e djeshme se SHBA ka kërkuar ndërtimin e një qendre të vet në qytetin Uzhice të Serbisë, ka thënë se SHBA-ja tashmë e ka një bazë në Serbi, “Bondsteel”-in, transmeton Koha.net.

“SHBA-ja tashmë e ka bazën e vet në Serbi, ajo është Bondsteel-i. Ne duam t’i kemi qendrat tona”, citon “Veçernje novosti” të ketë thënë ai.

Baza ushtarake amerikane Bondsteel gjendet në Kosovë dhe në të janë rreth 700 ushtarë amerikanë.

Temat
Lajme

Të afërta