Prangat nuk e ndaluan t’i propozonte martesë të dashurës (Video)

Brandon Thompson nga Oklahoma e Shteteve të Bashkuara, i ka propozuar martesë Leandria Keith, megjithëse ishte i prangosur.

Kërkesa e 35-vjeçarit është pranuar me kënaqësi nga e dashura edhe pse nuk i dhuroi ndonjë unazë, transmeton Telegrafi. “Kemi pasur ulje dhe ngritje në lidhjen tonë, por i kemi përballuar së bashku. E dua shumë dhe do jemi së bashku”, ka thënë Keith lidhur me rastin.

Mbi të fejuarin e saj rëndojnë gjashtë akuza dhe së shpejti do të paraqitet para drejtësisë, ndërsa nuk dihet se çfarë dënimi do t’i jepet.

Temat
Fun

Të afërta