Mustafa i thotë po Haradinajt

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa thotë se rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit nuk është pritur nga ky subjekt. Ai e sheh të pamundur koalicionin me PAN por nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me AAK’në dhe NISMA’n.

‘Unë jam kryetar i këtij koalicioni, unë e përfaqësoj, unë i kam nënshkru dokumentet dhe unë flas në emër të këtij koalicioni sepse unë jam ai që kam nënshkru dokumetet në KQZ. Kryetar i PAN’it është Kadri Veseli që është kryetar i PDK’së dhe ai e përfaqëson atë koalicion.

Nuk e përfaqësojnë tjerët. Çdo marrëveshje me atë koalicion është marrëveshje me atë që përfaqëson koalicionin. Do të thotë në KQZ askush s’ka drejtë në emër të atij koalicioni të bëjë marrëveshje të reja përpos kryetarit të atij koalicioni që në këtë rast është Kadri Veseli. Z.Haradinaj është kandidat i tyre për kryeministër por në këtë rast flitet për një koalicion në krye të të cilit është kryetari i PDK’së”, tha Mustafa për televizionin publik.

“Në qoftë se AAK’ja Nisma vlerësojnë se nuk mund të veprojnë brenda këtij koalicioni ata duhet ta përcaktojnë vendin. Ne do të jemi të gatshëm të flasim me ata vetëm kur ata nuk do të jenë pjesë e koalicionit me PDK’në’, theksoi Mustafa.

Temat
LajmeVend

Të afërta