Emocionet e para si teze, Teuta Krasniqi më e lumtur se kurrë (Foto)

Bubulina Krasniqi është bërë sot (e premte) nënë për herë të parë.

Ajo lindi në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Stjuart.

Lajmi për ardhjen në jetë të të voglit Stjuart, i është gëzuar e gjithë familja.

Aktorja Teuta Krasniqi duket të jetë emocionuar shumë në faktin që për herë të parë sot u bë teze.

Ajo madje në një prononcim të shkurtë i konfirmoi Telegrafit se Bubulina kishte lindur një djalë me shëndet të plotë, dhe se këtij lajmi i ishte gëzuar pa masë.

Ndërkohë, emocionet përmes një shkrimi më të gjatë, Teuta i ka rrëfyer përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku shfaq një fotografi shumë të ëmbël të Stjuartit, ndërsa në mbishkrimin e saj shkruan për ndjenjën e të bërit teze.

“Shpirti i tezes, mire se erdhe ne kete bote. Pac shendet, shume dashni, plot gezime, sukses dhe mbaresi ne cdo aspekt te jetes. Ne, e gjithe familja, jemi ketu per me te dasht gjithmone pa kusht. @bubulinaaa Stju faleminderit qe ma dhurove epitetin Teze, jam shume e lumtur… Ju duam shume, teta Teuta, xhaxhi Astro, Tara dhe Kaia” (sic.), shkruan aktorja Krasniqi në Instagram. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta