Lajm i mirë për gjithë bashkatdhetarët, ja çka iu lehtësua atyrea

Dogana e Kosovës ka krijuar lehtësira për bashkatdhetarët që do të vijnë për pushime në Kosovë.

“Dogana e Kosovës duke marrë parasysh sezonin kur pritet fluks i lartë i bashkatdhetarëve tanë të cilët vizitojnë Kosovën për pushime, ka lëshuar udhëzime për stafin e saj në pikëkalimet kufitare ashtu që lehtësohet kalimi për udhëtarët në aspektin e procedurave doganore”, thuhet në njoftimin e bërë nga vetë ministri në largim i Financave, Avdullah Hoti.

“Drejtori i përgjithshëm ka kërkuar që stafi në pika kufitare duhet të jetë në nivel të detyrës dhe duhet të ketë parasysh brengat e tyre dhe peripecitë eventuale me të cilat kanë mundur të ballafaqohen gjatë rrugëtimit, andaj ka lëshuar udhëzime që të reflektojnë respekt dhe mirëkuptim”.

“Sa i përket mallrave që eventualisht mund të bartin me vete, stafi është udhëzuar që të analizojë rastet e veçanta dhe të mos krijohen situata kur bashkatdhetarët tanë vonohen për gjëra të parëndësishme”.

“Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë”.

Temat
LajmeVend

Të afërta