Ronaldo gëzon 104 milionë ndjekës në llogarinë e tij.
Futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, nga publikimi i një fotografie në Instagram fiton një shumë të pabesueshme prej 400 mijë dollarësh.
Këto të janë publikuar nga kompania britanike “Hooper”, e cila është e specializuar për përcjelljen e rrjeteve shoqërore.
Përveç Ronaldos, në mesin e dhjetë më të paguarve ndodhet vetëm edhe një sportist, LeBron James, i cili zë vendin e dhjetë me 120 mijë dollarë për fotografi. Ndërkaq e para në këtë listë, para Ronaldos renditet këngëtarja Selena Gomez.