Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, diferencë dyshifrore në moshë me njëri-tjetrin (Foto)

Këngëtarja Eni Koçi dhe reperi Genc Prelvukaj kohëve të fundit flitet se janë në një lidhje.

Dyshja janë shndërruar në personazhet më të përfolur të momentit, gjersa ende as njëri as tjetri nuk e kanë konfirmuar lidhjen.

Megjithatë, publiku vazhdimisht zgjon kureshtje për më të rejat e tyre.

Një fakt që ndoshta deri më tani publiku nuk e ka ditur rreth Enit dhe Gencit është diferenca e madhe në moshë mes tyre.

Eni Koçi së fundmi festoi ditëlindjen e 21-të, ndërsa Genci është 35 vjeçar.

Pra diferenca mes tyre në moshë është plot 14 vite, gjë që nuk e ka ndaluar simpatinë ndaj njëri-tjetrit, gjithmonë nëse ata janë çift, pasi deri më tani gjithçka është vetëm një aludim në media.

Temat
Showbiz

Të afërta