Çka tregon për ju planeti nën të cilin keni lindur?

Planetët sillen dhe zhvendosen, por ato ndikojnë në shenjat e zodiakut. Derisa janë të shumtë ata që e dinë shenjën e tyre në horoskop, të paktë janë ata që e dinë se cili planet e udhëheqë atë shenjë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dielli

Dielli, i cili në aspektin gjeografik nuk është planet por yll, e udhëheq shenjën e Luanit. Dielli e viziton pozicionin e njëjtë çdo vit. Për këtë shkak ai përdoret si bazë për kalendar dhe për matjen e kohës. Shenja e Luanit jeton në lidhje me Diellin. Personi i lindur në këtë shenjë ka një personalitet të qëndrueshëm, një mendim të mirë për veten e tij dhe është shumë i zjarrtë.

Hëna

As Hëna nuk është planet, por sido që të jetë, ajo e udhëheqë shenjën e Gaforres. Kjo është shenja e vetme në zodiak, e cila vizitohet çdo muaj nga “sundimtari” i vet. Gaforrja është një shenjë, e cila është e opsesionuar me siguri. Personat e lindur në këtë shenjë e duan shtëpinë, ndjenjën e sigurisë dhe kanë një intuitë të zhvilluar.

Merkuri

Planeti Merkur sundon dy shenja, Binjakët dhe Virgjëreshën. Merkuri lëvizë rreth zodiakut tepër shpejt, prandaj në rrugëtimin rreth Diellit gjendet para nesh. Ata me të cilët sundon Merkuri janë të prirë për një improvizim të mirë. Binjakët përdorin komunikimin dominues, derisa Virgjëresha shfrytëzon informatat dhe organizimin e Merkurit. Të lindurit nën shenjën e Binjakëve mësojnë që të flasin rreth asaj që mendojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Virgjëreshat e kontrollojnë botën e tyre dhe krijojnë hierarki, të cilat vetëm ato i kuptojnë.

Venera

Venera sundon me art, bukuri dhe dashuri. Venera lëvizë nëpër zodiak nëpër 11 muaj, por në periudhën dyvjeçare ka një periudhë të zgjatur, e cila mund të zgjatë gati dy muaj. Kjo është pauza e cila i frymëzon artistët dhe që e demonstron dashurinë. Ajo është sunduese e Peshores dhe Demit. Këto dy shenja nuk kanë shumëçka të përbashkët, por personalitetet e tyre reflektojnë dy anët e monedhës së Venerës.

Marsi

Planeti me muskuj sjell intensivitet kudo që të paraqitet. Marsi dy herë në vit gjendet në rrethin e Diellit, e gjatë asaj periudhe është retrograd disa javë. Marsi është sundues i Dashit, por edhe i Akrepit. Personat e lindur në këto shenja kanë pak kohë për të menduar meqë vazhdimisht shkojnë përpara.

Jupiteri

Planeti më i madh në sistemin diellor dhe udhëheqësi i të gjitha gjërave të rëndësishme, duke udhëhequr Shigjetarin dhe Peshqit. Shigjetari preferon argëtimin dhe kumarin, derisa Peshqit kanë vizione të mëdha në jetë. Secili nga këto shenja reflekton Jupiterin dhe fuqinë e tij. Në Romën antike Jupiteri ishte zoti i të gjithë zotave.

Saturni

Saturni është planeti i vetëm që udhëheqë dy shenja fqinje. Ai është sundues i Bricjapit dhe Ujorit. Saturnit i duhen rreth 28.5 vjet për ta bërë një rreth zodiakut, ku te çdo shenjë qëndron rreth 2.5 vjet. Bricjapi dhe Ujori janë të kundërt me Gaforren dhe Luanin. Bricjapi simbolizon statusin në jetë dhe e kërkon vendin e vet në botë. Ujori është dashnor i mirë, pëlqejnë tollovinë, por ndonjëherë preferojnë edhe vetminë.

Urani, Neptuni dhe Plutoni

Këta planetë dikur nuk ishin të njohur, por me zbulimin e tyre astrologët kanë gjetur shumë lidhje midis tyre dhe shenjave. Urani është cilësuar si planet i revolucionit. Ai është sunduesi kryesor i Ujorit. Neptuni është zbuluar kah mesi i shekullit XIX dhe është parë si një lidhshmëri e madhe midis fotografive dhe pijeve, iluzioneve dhe lindjes së psikanalizës. Neptuni është sundimtar i Peshqve. Plutoni është zbuluar në vitin 1930 dhe është lidhur me burimet sekrete të fuqisë, i tillë sa ta plotësojë shenjën e Akrepit.

Temat
Fun

Të afërta