Qeveria Haradinaj gati për tu votuar, Pal Lekaj niset për pushime (Foto)

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj është një nga më të zëshmit në Kuvend por edhe këto ditë ka qenë mjaft aktiv pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Ai ka deklaruar disa herë se koalicioni PAN, në të cilin ai bën pjesë, do të formojë qeverinë e re në krye me Ramush Haradinajn.

Por Lekaj, sot ka marrë një veprim të befasishëm në kohën kur po pritet të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve dhe të votohet qeveria e re të cilën pritet ta formoj lideri i tij Ramush Haradinaj, shkruan Magazina.al

Lekaj me familje nuk ka pritur gjatë dhe është nisur për pushime.

Ai ka publikuar një fotografi ku shihet me bashkëshorten dhe djalin e tij për të cilin ka thënë se po i dërgon në pushime, duke mos treguar se ku do t’i kaloj ato.

Temat
LajmeVend

Të afërta