Përfliten për një lidhje. Genci nuk ngurron ti shprehë publikisht dashurinë Enit për ditëlindje (Foto)

Prej disa ditësh përflitet se Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një ndër çiftet më të reja në showbizz.

Pavarësisht se kjo nuk është pranuar nga asnjëra palë vazhdojnë të ngrihen dyshime apo aludime duke u bazuar edhe në postimet në rrjetet e tyre sociale.

Ditën e sotme Eni feston ditëlindjen dhe Genci i ka bërë një urim plot dashuri.

“Gëzuar ditëlindjen En. Shumë fat, shëndet dhe suksese në ditët që vijnë. Uroj të jesh e lumtur në çdo ditë që zbardh. E rrethuar gjithnjë me njerëzit që i do dhe të duan. U befsh 100”- shkruan Genci përbri fotos së Enit, duke e shoqëruar me një emoji zemër.

https://www.instagram.com/p/BWKYey6FpQS/?taken-by=gencprelvukaj&hl=en

Temat
Showbiz

Të afërta